Vjeshta i dhuron Shkodres nje pamje te vecante, duke e mbuluar qytetin me ngjyra te ngrohta dhe nje atmosfere qe nxjerr ne pah bukurine e tij karakteristike. Rruget me arkitekture tradicionale, ndertesat historike dhe hapesirat e gjelbra krijojne nje mozaik ngjyrash, ku e kaluara dhe e tashmja nderthuren natyrshem.

Ne kete periudhe te vitit, Shkodra ofron pamje te vecanta per banoret dhe vizitoret, duke deshmuar edhe nje here pasurine e saj kulturore dhe identitetin unik. E njohur per historine, traditat, mikpritjen dhe jeten kulturore, Shkodra mbetet nje destinacion terheqes ne cdo stine te vitit. Vjeshta eshte nje tjeter arsye per ta zbuluar qytetin permes nje atmosfere me te qete dhe peizazheve qe ndryshojne dita dites.