Ndersa Shqiperia mbylli prezantimin e saj ne nje nga panairet me te rendesishme te turizmit ne bote nen konceptin “Albania All Senses”, duke ekspozuar para operatoreve globale destinacionet kryesore, trashegimine kulturore, gastronominë dhe oferten turistike gjithevjetore, nje mungese e rende bie ne sy, Bashkia e Shkodres.
Kryeqendra e veriut dhe nje nga djepet me te pasura te historise dhe natyres shqiptare ka mbetur krejtesisht e paperfaqesuar ne kete ngjarje madhore te industrise se udhetimeve.
Mosveprimi i bashkise po e le Shkodren ne hije, duke rrezikuar ta ktheje nje nga bashkite me me peshe te vendit ne nje stacion dytesor, te anashkaluar nga flukset kryesore turistike.
Operatoret lokale, artizanet dhe sipermarrjet e mikpritjes qe investojne perdite me forcat e tyre mbeten pa mbeshtetjen e domosdoshme te marketingut territorial ne nivelet me te larta globale.
Promovimi i turizmit nuk mund te reduktohet ne postime rutine ne rrjete sociale apo ne nisma te izoluara brenda kufijve administrative.
Pjesemarrja ne panele dhe panaire te ketij kalibri eshte detyrim strategjik per cdo qytet me pretendime serioze zhvillimi. Mungesa e Bashkise Shkoder ne kete ngjarje nderkombetare deshmon nje mungese te theksuar vizioni institucional, ne nje moment kur Shkodra meriton te qendroje ne krye te cdo tryeze ku flitet per turizmin shqiptar.



