Aktori i humorit, Gazmend Paja, është rritur në skenat shqiptare, dhe vazhdon të pëlqehet nga publiku.

Në rrjetet sociale ai shpesh poston duke lajmëruar ndjekësit për projektet e reja, teksa jetën personale mundohet ta mbajë sa më private.

Ditën e mërkurë, ai ka surprizuar ndjekësit, me një video ku shfaqet së bashku me të birin duke kënduar në makinë.

"Kam unë djalë", quhet kënga që ka përzgjedhur aktori të prezantojë talentin e djalit të tij.

https://www.instagram.com/reel/CxsfyS3q2EJ/?utm_source=ig_web_copy_link