Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person ka mbërritur me plagë në spitalin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në Bashkinë e Vaut të Dejës por ende nuk dihet motivi dhe identiteti I të plagosurit.

Policia ka mbërritur në spital ku po merret në pyetje i plagosuri.