Mes ujërave të zeza dhe mbeturinave.Kjo situata në një prej pallateve të ndërtuara vitet e fundit në bllokun e banimit 11.2 hektarë në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës. Kati i nëndheshëm i këtij objekti është i mbuluar nga ujërat e zeza dhe mbeturinat, duke u kthyer në shqetësim mjaft të madh për banorët sidomos në këto ditë të nxehta vere.
Ndotja e krijuar është një kërcënim serioz për jetën e banorëve, të cilët thonë se kjo problematikë vijon prej vitesh dhe askush nuk merr masa.Sipas burimeve ky pallat 6 katësh nuk është marrë ende në dorëzim nga Bashkia Lezhë për shkak të problemeve me dokumentacionin dhe në këto kushte duhet të jenë ndërtuesit që të marrin masa për të eleminuar ndotjen.



