Duke nisur nga 1 gushti i këtij vitit aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta do të kryhen me kuponë të rinj.
Kuponët do të jenë të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat qytetarët do mund t’i gjejnë në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.
Megjithëse qytetarët u informuan se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” ishte data 26 Korrik një pjesë e qytetarëve nuki ishin të informuar
Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim.
Sa i takon logjistikës dhe infrastrukturës mësohet se shoqëria aksionere “IdentiTek” do të mbajë të njëjtat zyra, pajisje dhe punonjës që ka deri më sot “Aleat”, përfshirë edhe mbajtjen e lidhjeve me kompaninë “Idemia” në Francë.



