Kjo është gjendja në afërsi të Urës së fshatit Kuç i njësisë administrative Gur i Zi. Mbetje të shumta plastike dhe llojeve të ndryshme deri tek bimësitë kanë pushtuar kanalin vaditës që kalon nëpër tokat e këtij fshati.E në rastin më të keq mbetjet e shumta rrezikojnë që të bllokojnë të gjithë sistemin vaditës për të cilin ky kanal i shërben fermereve të zonës.

Tashmë ky kanal si pasojë e mungesës së një pastrimi, është shndërruar në një kolektor të madh mbetjesh.Për ta parandaluar ndotjen nuk ka asnjë masë. Asnjë nga personat që hedhin këtu mbetje nuk është kapur për t’u proceduar sipas ligjit.Edhe pse i shërben një pjese të mirë të fermerëve në këtë kanal nuk është ndërhyrë me themel për largimin e mbeturinave.

Ndërkohë edhe në fshatin Mali Hebe njësia administratative Berdicë qindra qese ,bidona dhe mbetje të tjera lundrojnë nëpër këtë kanal vaditës i cili është tepër I domosdoshëm për fermerët pasi ka një gjatësi të konsdierueshme. Edhe pse kjo situatë është e përsëritur shpesh herë nuk ka marrë zgjidhje për banorët. Ndaj kërkohet një punë sa më serioze e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve.