Kanë rinisur që mbrëmjen e të hënës punimet për riparimin e Urës së Bahçallekut. Pas vënies së shtresës së asfaltit, proçes i kryer dy ditë pas fillimit të punimeve në datën 11. 07.2023, në zbatim të rregullave të proçedurës teknike, siç është nivelimi i asfaltit në regjim pune, punimet u ndërprenë për disa ditë, për të rinisur me vendosjen e fugave metalike.
Ndërkohë punimet janë inspektuar mbrëmë nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci.

Ky proçes që pritet të përfundojë brenda dy javësh, do të kryhet gjatë orëve të natës dhe nga njëri kah i urës për mos bllokim të qarkullimit.
Ura e Bahçallekut prej shumë kohësh ka qenë në gjendje të rënduar . Mungesa e ndërhyrjeve për rikonstruksionin e saj dhe lëvizshmëria e lartë e kanë dëmtuar edhe më shumë këtë urë.