Pas rreth një muaji nga marrja e mandateve nga ana e kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 14 majit këtë të martë është bërë kostituimi i Këshillit të Qarkut Shkodër, ku u zgjodh kryetare Marina Duhani.
Kandidatura e vetme për drejtimin e Këshillit të Qarkut Shkodër e propozuar, mori 19 vota pro 1 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz Hilë Curri refuzoi të votonte.
Kryetarja e sapo zgjedhur u shpreh falenderuese për besimin e dhënë dhe kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve. Marina Duhani është e diplomuar në një universitet të Spanjës për tregti ndërkombëtare, ndërsa ka eksperienca me disa organizata të ndryshme.
Marina Duhani, i përket forcës politike të PSD- së në Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe e zgjedhur anëtare e Këshillit të Qarkut Shkodër me 19 qershor 2023.
Ndërsa nën/kryetar i qarkut u zgjodh Lulzim Zara me 22 vota pro, i cili përket Partisë Socialiste.
Marina Duhani Kryetare e Këshillit të Qarkut



