Trupi i pajetë i një shtetasi të huaj është gjetur mbrëmjen e kësaj të hëne në Koplik. Gazetarja Emi Kalaja raporton se viktima u gjet në afërsi të një pallati trekatësh në ndërtim, në dalje të qytetit.

Mësohet se viktima u konstatua rreth orës 20:50 nga një qytetar, i cili njoftoi policinë. Kjo e fundit në një njoftim për mediat thotë se viktima dyshohet të jetë një shtetas sirian, rreth 30 vjeç. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, megjithatë autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

“Malësi e Madhe/Rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi”, tha policia në një njoftim parapak për mediat.