Familjet e ish-shkollës së rezervave në lagjen “Skenderbeg” në periferi të Shkodrës , dolën sërish në protestë pasditen e së enjtes.
Ata kanë reaguar pas komunikimit që Gjon Shkambi kishte me mediat dy ditë më parë, i cili pretendon se ka të gjithë dokumentacionet në fjalë për godinën me sipërfaqe mbi 1800 metër katror dhe se thotë se kjo godinë është trashëgimi nga i ati. 31 familjet në vitin 1992 kanë hyrë në godinën e ish-rezervave të ndërtimit me një vendim të Bashkisë Shkodër të asaj kohe.
Para 3 vitesh këta banorë kanë patur një tjetër përplasje me Përmbarimin në Shkodër të cilët tentuan për t’i nxjerrë jashtë 31 familjet por rezistuan me forcë duke thënë se edhe vendimi i Përmbarimit ka rënë poshtë dhe nuk ka vlerë ligjore. Konflikti mes banorëve dhe shtetasit Gjon Shkambi që pretendon se është pronari i ligjshëm vijon ndërsa është e paqartë se cila do jetë zgjidhja përfundimtare.



