Rreth 1 miliard persona përdorin Instagram-in, 2.91 miliard Facebook-un dhe 1.5 miliard Tik
Tok-un. Në një botë ku pothuajse çdo gjë shitet dhe blihet, këto shërbime, tashmë një pjesë e pandshme e përditshmërisë të shumicës së njerëzve, na ofrohen falas.Natyrshëm lind pyetja: a jemi me “fat” apo ”fatin” na e kanë marrë dorë të tjerët?

Nëse nuk ke paguar për produktin, ti je produkti... Rrjetet sociale, janë mënyra moderne e
manipulimit të mendjeve njerëzore. Ata që fshihen pas këtyre rrjeteve sociale mund t’i
quajmë:‘’diktatorët e viteve moderne’’.

Nëse diktatorët më të njohur të historisë i ngulisnin njerëzve në mendje ide të gabuara, duke përdorur aftësitë e tyre të zhvilluara komunikuese me turmën, rrjetet sociale këtë po e bëjnë me anë të opsioneve të pafundme që na ofrojnë. Duke marrë formën e argëtimit dhe kënaqësisë së përkohshme, ato i bëjnë “lavazh” trurit të njerëzve.

Më pas, e mbushin atë me mendime, opininone dhe ide të gabuara, duke i dhënë formën që i përshtatet interesave të kokave që i drejtojnë këto rrjete.

Pse ndodh kjo? Epo, sepse njerëzit, janë më të vlefshëm për fuqitë e mëdha, nëse janë bosh
përbrënda.

Një njeri me një mendje të mbushur plot, me një botë të gjallë shpirtërore dhe me arsyen e zhvilluar, nuk manipulohet lehtë. Kërkohet me kaq ngulm kjo “shpërlarje” e trurit te sa më tepër individë , sepse një njeri me botën shpirtërore dhe mendjen bosh, përthith lehtësisht çdo formë që i imponohet.

Për ta bërë këtë manipulim sa më të lehtë, çdo gjë është e mirëstudiuar. Duke filluar me
ngjyrat e shkronjave, e deri tek secila fjalë e përdorur dhe vendosja e figurave dhe fotove, çdo gjë brenda rrjeteve sociale është e lidhur me psikologjinë njerëzore.

Çdo veprim që ne ndërmarrim në anën dixhitale, qoftë një ‘’like’’ apo sa gjatë e shohim një video para se ta kalojmë, regjistrohet dhe përdoret për të gjetur postimet që mendohet se na interesojnë më shumë, të cilat mbushin faqen tonë, e na burgosin brenda mureve të tyre. Eshtë pak a shumë,si një drogë dixhitale, e cila na mban me orë të tëra të ngulitur mbi telefonat dhe kompjuterët tanë.

Numri i përdoruesëve të rregullt të këtyre aplikacioneve, po rritet dita-ditës. Nga viti 2019 e deri në vitin 2022, numri i përdoruesëve të Instagramit, është rritur me 383 milion. Këto shifra kaq të larta, rrezikojnë pavarësinë e mendjes njerëzore. Tashmë, të gjitha mendjet po marrin të njëjtën formë, pa i lejuar njerëzit të arsyetojnë mbi ato çka dëgjojnë ose flasin e besojnë.

Njerë-zit po shndërrohen në krijesa të paafta për të formuar opinionet e veta, e si pasojë, të paafta për ta ndalur këtë pushtim dixhital. Sa më herët të ndërgjegjësohemi, aq më herët e ndalojmë këtë fenomen shqetësues. Rrjetet sociale nuk duhet të ndikojnë te mendja gjeniale njerëzore deri në atë pikë sa këto mendje t’a kenë domosdoshmëri keqinformimin e qëllimshëm.

Dashje pa dashje, të gjithë jemi viktima të tyre. Ato po na marrin kohën, po na bëjnë të harrojmë gjërat që kanë më shumë vlerë në jetë. Shfrytëzimi i rrjeteve sociale për nevojat tona dhe jo e kundërta është një domosdoshmëri
urgjente në kohën që jetojmë.

Lorela Sinani