Prej disa vitesh tanimë, mjekët dhe infermierët shqiptarë po largohen nga vendi për shkak të pagave jo të mira, kushteve të punës por edhe meritokracisë.
Janë të shumta rastet e denoncuara në redaksinë tonë por edhe media të tjera, të mjekëve dhe infermierëve që janë detyruar të lënë Shqipërinë pasi të tjerë iu kanë zënë vendin e punës pa asnjë llojë merite. Për fat të keq, nëse kjo lloj praktike do vijojë ende, Shqipëria do mbetet pa mjekë e infermierë pasi atyre nuk po iu mbetet zgjidhje tjetër.
Një infermiere i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar këtë fenomen, ku punësohen ata që nuk e meritojnë dhe të tjerët mbeten pa punë, në një kohë që spitalet përballen me mungesë stafi.
Infermierja thotë se që prej muajit nëntor, ajo dhe qindra kolegë të saj presin që të thirren për punë pasi kanë aplikuar për punë në portal. Por ajo thotë se për punë janë thirrur infermiere që nuk kanë rezultate aspak të mira në krahasim me të tjerët që vazhdojnë të presin.
Ajo ka dyshime se këto infermiere janë futur me mik ose parti, pasi spitalet duan staf por askush nuk i njofton për vendet e lira të punës. Infermierja ka arritur të mësojë nëpërmjet kolegeve dhe të njohurve, se spitalet shtetërore po punojnë me gjysmë personeli pasi mungojnë infermierët.
Sipas saj, kompanitë gjermane të vendosura në Tiranë po ofrojnë kurse falas për gjuhën gjermane dhe 300 euro në muaj që pas 1 viti, infermierët të zhvendosen në Gjermani bashkë me familjarët e tyre. Infermierja thotë se shteti shqiptar po i përzë me forcë punonjësit pasi nuk iu ofron mundësi punësimi ashtu siç e meritojnë dhe në një kohë që shërbimi spitalor ka nevojë për staf.
Denoncimi i infermieres:
JOQ.ju lutem beni dhe ndonje postim per ne infermieret.kemi dhene portalin qe ne nentor dhe cdo dite presim te na therrasin per te zgjedhur vendet e punes.por cuditerisht kan hyre ne pune 2 vajza qe jane me 41 dhe 46 pike.nderkohe ne qe kemi me shume pike sna kan thirrur akoma.i bie qe keto 2 kane hyre me parti ose me mike.pervec kesaj zoti Rama thot po ikin infermieret ne gjermani dhe duhet ti ndalojme.ankohet qe ska staf infermieresh.e vertet qe nuk kan staf sepse nga infot qe kemi,spitalet shteteror ne tirane po punojne me gjysem personeli.nderkohe jemi mbi 400 infermiere te licensuar dhe fitues ne portao qe presim cdo dite per te filluar pune dhe na mashtrojne.
pervec kesaj kompanite gjermane kan kohe qe bejne kurse falas per gjuhen gjermane ketu ne Tirane dhe mbi te gjitha ofrohen te paguajn dhe 300 euro ne muaj per secilin gjate periudhes se kursit qe brenda 1 viti te ikesh e punesuar ne gjermani duke terhequr edhe familjen njehkohesisht.a e kupton ky shteti jone qe po ma perze vet.por ju lutem mos e postoni sms tim se shum njerez e din se kush jam,ne momentin qe do e lexojne.dhe nuk dua te behem publike.thjesht dua te punesohemi ne qe kemi vite qe presim sepse ka vertet shum vende bosh
kjo foto tregon personin e fundit qe eshte punesuar sipas rregullave.sepse nuk kishte me vende te lira na thane dhe ne qe jemi ne listen posht saj nuk mund te punesoheshim. kurse sipas listes na dalin keto dy vazat te punesuara jasht radhe.te cilat jan me 46.3 pike dhe 41.2 pike, dmth keto as nuk jan thirrur fare per te zgjedhur vendet e punes sepse nuk i ka ardh radha.mund ti vinte radha pas 1 viti psh. vajza qe eshte me 41.2 pike eshte gati 200 vende larg nesh ne renditje
pervec kesaj se hajt mo.po bejm sikur spo kuptojme.por nje mikesh e imja qe punon sanitare te pediatria me tha qe Administratorja jone ka bere kerkese prej muajsh per infermiere dhe nuk e di pse nuk sjellin,sepse jan vetem 4 infermiere ne 1 pavion dhe nuk arrijn dot ta perballojne punen.nderkohe qe jeni rreth 400 veta qe keni fituar portalin dhe prisni per tu punesuar.te gjithe te Spitali Nene Tereza na thone qe ka plot vende bosh, Faleminderit ju dhe ndjese qe u zgjata por eshte torture te numerosh ditet duke pritur a do fillosh sot a do fillosh neser pune.dhe nderkohe ka vende te lira plot.uroj te behet dicka.gjithe te mirat



