Thethi është një mrekulli turistike e vizituar nga shumë të huaj nga thuajse cdo vend i botës, por vetëm në Shqipëri duket se nuk ia dinë vlerat.Me fillimin e pranverës turistët kanë nisur të shtohen në këtë zonë por shihen mbeturina kudo të zbrazura nëpër tokë dhe që nuk pastrohen por qëndrojnë stok me ditë të tëra.
Sapo futesh, ne Theth, mbeturinat e shumta janë imazhi që të mirëpret dhe kjo shihet qartë përmes këtyre pamjeve të filmuara një ditë më parët. Ndonëse bujtinat dhe lokalet paguajnë deri në 30 mijë lekë në vit taksë pastrimi edhe pse 6-7 muaj në vit Thethi bllokohet prej dëborës dhe atëherë kur kanë nevojë për pastrimin, në muajt e verës nuk e marrin këtë shërbim.
Vetëm gjatë fundjavës, në Theth, ka mbi 1000 vizitorë ne bujtinat që ka zona dhe pastrimi peridik nuk mjafton.Ky është edhe një imazh negativ i përcjellë edhe tek turistët e huaj. Ndërkohe vetë banoret, thonë se kanë kërkuar ndihme nga bashkia për pastrimin 1 herë në dy ditë të mbeturinave por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.



