Kandidati i PS per keshillin bashkiak Shkoder Mirsad Basha ne nje postim ne rrjetin e tij social, ka ngritur shqetesimin ne lidhje me trotuaret e shkaterruara ne qytetin e Shkodres. Mirsad Basha, duke ndare edhe foto te disa trotuareve te amortizuara, eshte shprehur se ky eshte shembulli i bashkise nder vite, qe ka neglizhuar.
"Bashkia Shkoder me trotuaret e qytetit jane shembull i neglizhimit dhe i keq manaxhimit.
Prej shume vitesh ne kete qytet kena kerku sherbime dhe te pakten ma shume vemendje per hapsinat tona sic jane dhe trotuaret.
Ne kete postim jane afersisht 20 foto me trotuare te shkatrrume, por ne fakt nuk jane trotuare te rrugeve te ndryshme por asht vec 1 trotuare 100 meter i gjate qe asht ne qender te qytetit, afer pedonales, perballe Prefektures, ngjite me gjykaten, tek ‘konsullata’ italiane, afer nji kishe, afer nji qendre te madhe edukumi dhe lojnash per femije qe asht Don Bosko, afer nji shkolle me qindra nxanes, afer shume zyrave juristash, afer nji hoteli te madh qe ka shume turiste dhe shume familje qe jetojne ne kete rruge qe pagujne taksat sic pagujne dhe ato ma siper qe permenda. Pra 100 meter trotuare ne kete gjendje, pa pllaka, me puseta te hapuna, me burdura pa rampa, dhe ne fakt me shume rrezikshmeri per femijet dhe te moshuarit qe ecin ne kete rruge.
Ky asht nji shembull i bashkise nder vite qe nuk ka pas kurre perparsi qytetarin, sherbimet dhe shqetesimin me ndryshu dicka ne kete qytet. Ne fakt, kjo neglizhence nuk ka kene per arsye fondesh, por per mungese vizioni dhe dashni per kete qytet, TURP !"

















