Çiljeta Xhilaga është shkëputur prej disa vitesh nga karriera si këngëtare dhe tani është fokusuar në një tjetër profesion, shumë larg muzikës.

Në një postim në Instagram, ajo ka zbuluar se është rikthyer sërish në bankat e universitetit dhe po studion për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë.