Ky Big Brother është padiskutim i Luiz Ejllit. Ai është i pëlqyer masivisht nga publiku i cili mendon se produksioni po ia bën me hile.
Pikërisht për këtë arsye, mbrëmë zëri i një fansi ka mbërritur të depërtojë në shtëpinë e Big Brother duke paralajmëruar Luizin.
Ai e thërret: “o mret, po doli Kiara dil jashtë se ia kanë dhënë Oltës”. Luizi e pyet “si, si?” por produksioni fton banorët të futen brenda.
Kiara u mërzit shumë pas kësaj që ndodhi dhe Luizi u mundua ti shpjegonte çfarë kishte dëgjuar. Kiara është e bindur që do të dalë nga nominimi me Oltën.
Po ashtu i bindur është edhe Luizi, edhe Olta. Edhe pse fjala e fundit akoma nuk është thënë, publiku gjithashtu mendon se do të dalë Kiara pasi Olta sipas tyre është e favorizuar nga produksioni.
Nuk dihet pse kjo ide është e përhapur masivisht, ndoshta një lloj antipatie për aktoren e bën publikun të mendojë si është e mundur që ajo është ende brenda dhe luan sikur të jetë e sigurt që ka kapur finalen.
https://streamable.com/9g1jg7



