Duket se Shqipëria nga dita në ditë nuk rezulton të jetë një vend i sigurtë për femrat.
Në vetëm pak ditë u vranë me armë zjarri apo humbën jetën në aksident disa prej tyre.
Ndërsa vetëm ditën e djeshme u zbulua se femrat ngacmohen dhe pësojnë komente seksiste dhe nga vetë oficerët e policisë që kanë për detyrë t’i mbrojnë.
Është e pakëndshme ta thuash por del se të jesh femër në Shqipëri rezulton të jetë mjaft e vështirë.
Këtë e përforcon edhe skandali i radhës që do t’ju paraqesim. Në redaksinë e Joq Albania ka mbërritur një denoncim se si një mashkull ngacmon seksualisht duke e prekur në pjesët intime një grua.
Nga pamjet e videos duket se gruaja nuk e njeh mashkullin që e prek pasi sapo ai e prek në vendet intime, ajo i kthehet duke e goditur me duar dhe largohet.
Në vijim do të gjeni videon skandaloze:
https://twitter.com/JoqAlbania/status/1637189355742679043?s=20



