Një incident ka ndodhur në një shkollë të mesme në Smederevë të Serbisë.
Pasi mësuesi u përpoq ti merrte telefonin nxënësit, ata u përleshën në klasë. Në videon e realizuar nga një nxënëse e së njëjtës klasë shihet mësuesi që i merr telefonin një nxënësi të vitit të dytë të gjimnazit dhe kthehet në vend.
Përleshja vazhdoi edhe në sekondat në vijim, ku mësuesi dukej tejet i zemëruar nga sjellja e nxënësit, i cili me këmbëngulje tentoi t’i rrëmbejë telefonin që i kishte marrë. Pasi nxënësi arriti ta kthente telefonin, ai e shtyu edhe një herë mësuesin drejt dërrasës së zezë dhe përfundoi duke u larguar nga klasa.
Në video dëgjohen edhe të qeshurat e nxënësve teksa po zhvillohej përleshja mes mësuesit të matematikës dhe nxënësit. Autoritetet policore serbe tashmë kanë nisur hetimet rreth rastit.
https://twitter.com/Sabljalo/status/1631633242901151744?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1631633242901151744%7Ctwgr%5Eb7bce8aa6bcedac473dfedc8665a6e1b0e971492%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.korrieri.com.al%2F2023%2F03%2Fdhune-ne-nje-shkolle-te-mesme-mesuesi-dhe-nxenesi-perleshen-ne-klase-per-celularin-video%2F



