Një ngjarje që nuk para bën vaki përditë ka ndodhur në vendin tonë të dashur të çudirave të quajtur Shqipëri.
Një autoveturë e Policisë së Shtetit nuk e di se për çfarë arsye të panjohur, ka përfunduar “me kokë” brenda një dyqani në qytetin e Pogradecit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por duket se kolegëve të tjerë nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjnë fotot nga aksidenti për të plotësuar procesverbalin.
Shpresojmë që të paktën të mos ketë njerëz të lënduar. Ndërkaq shfrytëzojmë rastin t’ju këshillojmë që të udhëtoni me kujdes.




