Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të shkodrës në Parrucë. I plagosur ka mbetur shtetasi B.T., I cili është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia eshte njoftuar dhe menjëherë ka shkuar ne vendin e ngjarjes nga ku ka nisur edhe hetimet per te zbardhur shkaqet.
Uniformat blu bejne me dije ne komunikaten e tyre zyrtare se:
Plagosi me mjet prerës (thikë) një 44-vjeçar, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.
Ndërkohë ende nuk dihet autori dhe as rrethanat e ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.
Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



