50-vjeçari shqiptar që kërcënoi ish-gruan e tij se do ta digjte me benzinë dhe më pas tha se do t’i vinte flakën vetes, është lënë në burg nga autoritetet greke.

Theksojmë se ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në sheshin qendror të Larisës, ndërsa ditën e djeshme ai kërkoi falje. Para autoriteteve shqiptari ka mohuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

“Nuk kam dashur të dëmtoj askënd, madje as veten time”,mësohet të ketë thënë ai.

Sipas tij e gjithë ngjarja ka ndodhur për t’i tërhequr vëmendje ish-bashkëshortes, e cila e ka injoruar dhe nuk i përgjigjet kërkesës së tij për të takuar fëmijën. Por ky pretendim nuk ishte bindës nga ana e hetuesve, të cilët dhanë urdhër për arrestimin e tij.