Rreth orës 23:20 të mbrëmjes së djeshme, 41 vjeçarja A.Z dhe djali i saj A.Z 14 vjeç janë helmuar nga uji i ambalazhuar që kanë konsumuar brenda një lokali në Shkodër.
Nëna dhe djali i saj kanë shkuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë që të njëjtin shqeteësim ka pasur edhe kamaerieri i lokalit, 30 vjeçari i identifikuar si M.M.
41 vjeçarja dhe djali i saj janë transportuar drejt Tiranës ku do të marrin një trajtim më të specializuar për shqetësimet e krijuara pas helmimit nga uji i ambalazhuar.
Dyshohet se në shishen e ujit që kanë konsumuar nënë e bir, ka pasur lëndë djegëse. Sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, në stomakun e tyre janë zbuluar djegie të cilat janë shkaktuar si pasojë e konsumit të ujit të kontaminuar.
Ndërkohë grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nderkohe policia ka dhene dekleraten ne lidhje me rastin:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasit A. Z., 41 vjeçe dhe A. Z., 14 vjeç, (nënë e bir) të dy banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i ambalazhuar, i konsumuar në një lokal, në Shkodër.
Shtetasit A. Z. dhe A. Z. janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



