Përfaqësuesi i biznesit fason, Florian Zekja deklaroi se është hipokrizi të thuash që në Shqipëri nuk ka vende pune dhe ka varfëri.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Zekja u shpreh se ndoshta njerëzit nuk dinë të punojnë, por punë ka. “Nuk ka lidhje, Shqipëria 2 milionë është.

Jo jo, të thuash që në Shqipëri nuk ka vende pune është hipokrizi. Të thuash që nuk ka fuqi punëtore është budallallëk. Kush thotë që ka varfëri, është budallallëk. Varfëri? Varfëri ka në të gjithë botën.

Ato statistika që një shqiptar jeton me 5 dollar në ditë, janë hiprokizi që i dimë të gjithë. Të thuash që në Shqipëri nuk ka punë, është budallallëk. Nuk di të punosh, nuk ka aftësi të punosh, por të thuash që nuk ka punë”, theksoi ai.

“Na duhen 20 mijë vende pune. Biznesin e Anglisë nuk mund ta konkurroj, përderisa një biznesmen thotë hajde se të jap 20 mijë euro, unë nuk mund ta konkurroj. Thashë që kemi vështirësi, euro ka shkuar në pikiatë.

Po shkoj po i marr në Bangladesh dhe Filipine. Nuk është paga e ulët, nuk ka punëtorë. Është trefishuar oferta e huaj për punëtorë”, theksoi ai.