Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi u larguan nga Shqipëria në vitin 2017 për tu shpërngulur bashkë me fëmijët në Amerikë. Çifti do të zinin titujt kryesorë të mediave në vend për largimin e tyre plot zhgënjim nga Shqipëria.

Por vetëm pak vite më vonë duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare dhe Albeu.com njoftoi ndarjen e çiftit.

Kjo bëri që sërish çifti të ishte kryefjalë e mediave dhe jeta e tyre, tashmë Shpëtimi në Shqipëri dhe Mira Konçi në New York të kishte mjaft interes për publikun.

Ndërkohë, natën e Krishtlindjes, Mira Konçi është surprizuar me një dhuratë mjaft romantike, një buqetë gjigante me trendafila shumëngjyrësh të cilin vetë këngëtarja e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram.

Dyshja nuk ka folur asnjëherë publikisht për ndarjen mes tyre por nga ajo që kanë zbuluar njerëz të afërm pranë tyre nuk ka qenë aspak divorc i lehtë.

Kujtojmë se Shpëtim Saraci ditët e fundit ka qenë i angazhuar në Festivalin e RTSH-së, ku bëri vërtet një punë shumë të mirë dhe që u vlerësua nga të gjithë.