Një 66-vjeçar u arrestua sot në Lushnje pasi qëlloi me thikë një të ri, i cili punonte kamerier në një fast-food. Agresori mësohet se ka qënë në gjendje të dehur, dhe menjëherë është arrestuar nga forcat e Policisë
I plagosuri u transportua në Spitalin e Lushnjës ku dhe po merr trajtim mjekësor. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori. Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat. Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



