Për pak mund të kish ndodhur tragjedia! Messi dhe shokët po festonin së bashku me tifozët suksesin e tyre në Botëror, por festa për pak u kthye në një tragjedi.
Lojtarët e përfaqësueses argjentinase ishin mbi autobusin e hapur duke festuar dhe shijuar këtë moment madhështie, por për një çast gjithçka mund të shndërrohej në një aksident të rëndë pasi një kavo çeliku për pak i rrëzoi nga autobusi.
Në një moment, pasi ekipi u largua nga zyrat e Federatës, autobusi kaloi poshtë një kavoje, Messi, Di Maria, Martinez, Paredes e tjerë e panë vetëm në momentin e fundit, duke ulur kokën, madje Peredes shpëtoi për shumë pak teksa kapelja e tij ra në tokë.
Pavarësisht këtij detaji, të gjithë lojtarët iu kthyen normalitet duke festuar mbi autobus.
https://twitter.com/SC_ESPN/status/1605083656229228544?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1605083656229228544%7Ctwgr%5E45adf130f5c2ba5c46a465bc8a34162d3e741207%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqip-lajme.com%2F2022%2F12%2F20%2Fprag-tragjedie-shihni-se-si-messi-paredes-e-di-maria-shpetojne-nga-goditja-e-kavos-gjate-festimeve-video%2F



