Këngëtari Klajdi Musabelliu ka publikuar një video nga pjesëmarrja e tij në Festivalin e Këngës të RTSH 7 vite më parë.
Sipas tij, përjashtimi nga finalja u bë refreni që ai këndoi në skenë pasi publiku e duartrokiti. Më tej këngëtari shkruan se i shkatërruan jetën artistike, sociale dhe familjare.
Teksa shton se mos përsëritet e njëjta gjë me këngëtaren Albina Kelmendi, e cila pas përfundimit të përformancës së saj bëri të njejtën gjë që Musabelliu bëri 7 vit më parë.
“Ju a kam “falur” qe me keni vrare artistikisht, psikologjikisht, emocionalosht, shpirterisht… 7 vjet me pare, me “justifikimin” se meqenese kendova refrenin kur me ktheu salla, me perjashtuat nga finalja dhe festivali.
Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kefeisto-lepirese qe bete. Perpiqem cdo dite t’ja fal edhe ER, IM, MK, qe kontribuan ne prishjen jo vetem te jetes sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare…
Uroj mos ta beni te njejtin gabimi sot me @kelmendialbina PS Marr shkas nga mesazhi i trasmetuar nepermjet intepretimit te Margarita Xhepes ne Festival. Faleminderit per mirekuptimin, ju dua shume”, shkroi Musabelliu.



