Një aksident ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Në këtë aksident u përfshinë 3 automjete.Si pasojë e përplasjes mbeten të plagosur 2 persona të cilët u transportuan menjeherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Në vëndin e ngjarjes mbërriti policia e cila nisi hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda 48 orësh në aksin Shkodër-Hani I Hotit.Vetëm dy netë më parë në fshatin Shtoj i Ri mjeti tip Volksëagen, me drejtues shtetasin I. K. 68 vjeç përplasi shtetasin Astrit Mulija 59 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

59 vjecari u dërgua në spitalin e Shkodrës por dëmtimet e marra nga përplasja, i kanë shkaktuar vdekjen.Mulia është edhe daja i këngëtares së mirënjohur shqiptare Elhaida Dani.

Aksi Nacional Shkodër-Hani është ndër rrugët më të rrezikshme për aksidente në qarkun e Shkodrës duke mos kursyer në shumicën e rasteve jetët njerëzorë.

Banorët e zonës vazhdimisht janë ankuar se ndihen të kërcënuar nga shpejtësia e lartë e automjeteve. Situata bëhet më e rrezikshme gjatë orëve të natës sepse rruga Shkodër-Hani i Hotit është pa ndricim.