Ka qenë vetë pronari i një kioske në Tiranë në Rrugën e Kavajës, i cili ka mbetur pa mend kur ka parë vjedhjen që i ka bërë një burrë i thinjur.
Nga pamjet duket se i moshuari është veshur mirë dhe nuk vuan nga varfëria. Megjithatë ai merr një kuti të tërë me çamçakëzë nga stenda e kioskës dhe e fut në çantë duke menduar se askush nuk e pa.
Në fakt nuk është hera e parë që në JOQ Albania dhe në shumë faqe të rrjeteve sociale dhe portale përditë publikohen video të vjedhjeve që bëhen në Tiranë dhe jo vetëm.
Por ky rasti i sotëm është shumë i pazakontë pasi nuk ndodh shpesh të shohim që dikush të vjedh kutinë me çamçakëzë. Ndoshta kur e ke ves hajdutllëkun, nuk ka rëndësi cfarë vjedh qofshin këto edhe camcakëzë, mjafton të fusësh dicka në xhep dhe të ikësh si “trim” pa paguar. Ka akoma njerëz që mendojnë se janë të zgjuar dhe akoma nuk e kuptojnë se ka ngado dhe kudo kamera, je i vëzhguar kudo të shkosh dhe cfardo të bësh.



