Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Teg-Shkozë”, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se gjatë mesnatës, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi me ininciale F.H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes fatkeqësisht 35-vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.