Sindi Loci, e cila u bë e njohur si vajza e ‘virgjër’ e “Për’puthen”, është përfshirë në një sherr virtual me disa ndjekëse në Instagram, ku s’kanë munguar as kërcënimet e mallkimet nga ana e saj.
Ajo postoi në rrjetin social një foto provokuese ku ekspozonte gjoksin dhe disa prej ndjekësve të saj e pritën me kritika.
“Të raft pika ty ishalla se le nam aguridhe ngele ti”, i ka shkruar një ndjekëse, të cilës Sindi iu përgjigj por duke e mallkuar:
“Qyqja mi, t’vdekt fëmija mi se mjerë ai ça none negative paska… Robi në punë të vet, vjen edhe të mallko ti, hej Zot”,- shkroi ajo.
Më tej një tjetër ndjekëse i kundërpërgjigjet komentit të ish-konkurrentes ku i thotë: “Ç’ke me fëmijën o debile femër”.
Ndërsa ish-konkurrentja e Perputhen i kthehet: “Pse mi unë s’jam fëmija i dikujt. Ça robsh jeni”.
“Ndërsa une te jem si kjo te denoncoj ne moj skizofrene si mallkon femijen oj shpifsir! ne burg meriton te shkosh femer e pershtire. Mos e le me kaq po nxija jeten! tma bente mu kte do e kisha djeg pleren”, shkruan një ndjekëse në shenjë revolte ndaj mallikmit të saj.
Por Sindi Loci këtë herë iu është kthyer duke i “kërcënuar”: “Hhaahahahaha hajde o xhan na digj… se pasha at te madhin Zot po nuk ju kam no shembull e po nuk jua kam shfarros faren sdo e lej frymen….
Jam ne punen time dhe ska askush te drejt te me mallkoj, plera zhale femra… U shterofte fara e flliqsirave si puna juaj.”




