RTSH Shkodra sjell në vëmendje një tjetër zonë e cila bashkëjeton me mbeturinat.
Përvec zonës industriale e cila vijon të jetë nën pushtetin e mbeturinave problem ky që po pasqyrohet dit pas dite në kronikat tona informative edhe në lagjen Tepe pamja që të ofrohet është tejet e rëndë dhe aspak e hijshme për kalimtarët dhe për komunitetin që jeton në këtë zonë. Prezenca e mbetjeve urbane tregon mos menaxhimin si duhet të pastrimit të mbeturinave në zona periferike.
Pavarësisht kërkesës drejtuar bashkisë Shkodër banorët e lagjes Tepe nuk kanë marrë asnjë përgjigje për zgjidhjen e këtij problem. Sipas tyre kazanët e mbeturinave ka dy javë që janë hequr me idenë se do të zëvëndësohen mirëpo deri tani asnjë kontinier nuk është vendosur megjithëse pak ditë më parë bashkia njoftoi se 102 kontinierë të rinj i janë shtuar territorit të bashkisë Shkodër.
Ky është edhe rasti konkret se si banorët e zonës detyrohen ti hedhin mbeturinat në tokë në mungesë të kazanëve. Të kontaktuar nga RTSH Shkodra drejtuesit e kompanisë së pastrimit thonë se zakonisht këto zonat periferike kanë këtë problematike si arsye e mungesës së kontrollit të shumtë nga hedhje ilegale .
Sipas tyre autoritetet përkatëse duhet të gjobisin kompanitë që shkaktojnë ndotje.



