Në këtë ditë të shënume në mote të 110 vjetorit të Pavarësisë të Shqypnisë i uroj Shkodrës time, dhe tanë shqiptarëve, kudo janë, rrnoftë ndër mote Pavarësimi🇦🇱
Nderim e mirënjohje për dom Nikollë Kaçorrin, Luigj Gurakuqin delegatët e Shkodrës,të cilët në krah të Ismail Bej Vlorës e së bashku me të tjerë fort atdhedashës shënuen me shkronja të arta e gjykim të mprehtë historinë e një kombi të tanë në Vlorë!
Mendimi në këtë ditë shkon te ata vizionarë nëshkrues të aktit të madhnueshëm të ngritjes së flamurit të shqyptarisë dhe shpalljes së pavarësisë në 1912 që vite ma vonë u përndoqën me egërsi e deri te pasardhësit e tyne që vuajten tmerrin e diktaturës të egër komuniste ndër burgje e internime!
Ata kurrë kombi nuk duhet me i harru 🙏
Sot 110 vjet i shtetit amë e gjen Shkodrën dhe atdheun tek përballet me një shpopullim masiv, largimin e shumë të rejave e të rinjve, familjarë që ikin nga vendi për shkak të mungesës së shpresës dhe mosbesimit të ndertimit të jetës me dinjitet! Jam fort e sigurt se Ata kurrë nuk do ta harrojnë tokën tyne të shenjtë!
Ata dhe shumë të tjerë janë e do të jenë nje ditë të shpejtë forca e ndryshimit të Shqipnisë tonë, zonjës së rëndë që projektoi Ismail Beu, dom Nikollë Kaçorri,Luigj Gurakuqi, Is Boletini e shumë bijtë e kësaj toke!
Zoti bekoftë Shkodrën dhe Shqipërinë❤️ #110VjetPavarësi🇦🇱



