Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës, pas një aksidenti një person ka mbetur i vdekur.

Raportohet se shtetasi Edi Llupo, 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Më pas mjeti tip Audi A4 është përplasur me një shtyllë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.