Sali Berisha është duke kryer një takim me banorët e Libohovës, ku ndër të tjera tha se rinia, gratë dhe vajzat duhet t’i dalin zot vendit tonë.
“Duhet të shpëtojnë nga ky regjim. U bëj thirrje grave dhe vajzave. Dëgjoj me interes shumë të madh zërin e tyre. Të cilat me guxim po denoncojnë në të gjitha takimet, qëndrimet çnjerëzore dhe antishqiptare të kësaj qeverie. Të vazhdojnë sepse zëri i tyre është zëri më bindës në shoqëri.
Ata kanë argumente më shumë se kushdo për të bindur qytetarët që nuk janë shkëputur nga apatia, nuk janë shkëputur nga mashtrimi i kësaj qeverie. Kjo është një betejë jetike për të ardhmen tonë”, u shpreh Berisha duke theksuar se “do jeni ju që do votoni kandidatin për kryetar bashkie në Libohovë dhe mbarë Shqipërinë“.



