Presidenti Bajram Begaj e ka quajtur një takim shumë të mirë atë me kryebashkiakun demokrat të Shkodrës Bardh Spahia.

begaj e bardhi 3Begaj ka reaguar në një postim në Twitter lidhur me vizitën në Shkodër, ku ka takuar edhe kryetaren e Këshillit Bashkiak Brisela Kadija.

“Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Brisela Kadija.

Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal, një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit”, shkruan Begaj.