Qytetarët e varfër të vendit e konaiderojnë ëuks djathin e bardhë. Mjerimi ka kapur majat në Shqipëri teksa propaganda 3D vërshon pa ndalur e pa cipë në ekranet qeveritare.
Çmimet e produkteve ushqimore janë trefishuar teksa bulmeti konsiderohet luks për konsumatorët. Qytetarët janë shprehur para kamerave se kanë nisur të kursejnë. Barra më e madhe u bie pensionistëve të cilët me shumën që marrin nga qeveria e kanë të pamundur të përballojnë jetesën.
Disa prej tyre shprehen:
“Tani kanë ikur të gjithë, kanë mbetur vetëm pleqtë, nuk i mbajnë dot bagëtitë. Unë kam pasur 6 lopë, përpara e hanim djathin në vend të bukës, sot e blejmë. Rriten çmimet ndërsa pensionet tona nuk rriten. Nuk jetohet me 100 mijë lekë të vjetra në muaj.”
“Unë pardje kam shkuar të marr një kile djath këtu, ishte 7 mijë lekë. Me pensionin që marr unë në muaj, djathin nuk arrij ta marr dot”.



