Në Ditët e Trashëgimisë Kulturore, DRTK Shkodër shfaqi për të gjithë shkodranët një projeksion video (videomapping) në fasadën e një banese në Qendrën Historike, Gjuhadol.

Repertori i imazheve të përzgjedhura ofron fragmente, të njohura e të panjohura, nga ambjente të banesave karakteristike shkodrane, ku ruhen dhe rizbulohen vazhdimisht gjurmë që dëshmojnë për të kaluarën e qytetit.

Këtij aktiviteti iu bashkuan qytetarët shkodran të cilët shijuan magjinë e këtij projeksioni.

Ky aktivitet ishte i mbështetur nga Ministria e Kulturës e cila zgjati për rreth 1 orë e shoqëruar gjithashtu nga muzika shkodrane në sfond çka e bënte edhe me te veçantë.