Një nga gazetaret sportive më të njohura, Diletta Leotta, është vënë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një incidenti të sikletshëm.
Gazetarja italiane ishte e ftuar në një emision ku u rrëzua në skenë. Gjatë një loje që po realizonte, gazetarja rrëshqet dhe rrëzohet në mes të studios.
Fatmirësisht, ajo nuk ka pësuar lëndime por videoja u bë menjëherë virale në rrjet. Kujtojmë që Diletta ka qenë mjaft e komentuar për shkak të lidhjes me aktorin me origjinë shqiptare Can Yaman. Ndërsa përflitej se kishin planifikuar martesën, gjërat mes tyre morën fund.
https://twitter.com/dea_channel/status/1574389207509999618?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1574389207509999618%7Ctwgr%5E109a2396e0465d89799ecb769eb994fd3888bbf1%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-gazetarja-sportive-rrezohet-ne-mes-te-skenes-momenti-behet-viral%2F



