Qeveria prezantoi pak kohe me pare paketën e re të rezistencës sociale me të cilën synohet të vijojë mbështetja e qytetarëve,

e shtresave më në nevojë të popullsisë, e biznesit e vogël dhe disa prej sektorëve kryesorë të ekonomisë nga efektet e krizës së çmimeve.
Nderkohe qe do te jene 678 mijë pensionistë në të gjithë vendin qe do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve I cili do te jete në masën 6%

Ndersa rritja e pagës minimale me 2 mijë lekë është një tjetër vendim i miratuar dhe me këtë rritje te dyte për këtë vit, paga minimale në shkallë vendi shkon në 34 mijë lekë.
Por qytetaret shkodrane e quajne si te pa mjaftueshem kete pakete pasi sipas tyre cmimet jane rritur tej mase dhe po behen te pa perballueshme.

Do te jene rreth 900 mijë qytetarë që përfitojnë nga rritja e pagës minimale dhe indeksimi i pensioneve, masa të ndërmarra në paketën e dytë sociale për të përballuar rritjen e çmimeve që ka goditur jo pak familjet shqiptare, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta.

Ndersa Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi pak dite me pare se vendimet e fundit të qeverisë do te shtrine efektin e tyre nga data 1 tetor.