Reshjet e orëve të fundit dhe moti i keq ka shkaktuar probleme në zonën e Dukagjinit, në Bashkinë e Shkodrës.
Për shkak të reshjeve të shumta dhe prurjet e lumit te Shalës është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Ndërlysaj gjithashtu ne nje pjese te rruges kanë rënë gurë duke bllokuar për disa orë.
Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit i cili ka shkatërruar edhe urën që shërbente për lidhjen e dy zonave. Nderkohe më pas është bërë e mundur dhe hapja e rrugës nga firma që po bën punimet në aksin Theth-Nderlysë.



