Nusja në pranga e dhëndri në arrati.
Autoritet izraelite ka arrestuar një nuse në qytetin Arraba pasi në ditën e dasmës burri i saj kishte thyer një urdhër ndalimi. autoritet shkuan për të kapur dhëndrin por kur nuk e gjetën aty, ata morën nusen e veshur me vello në Komisariat.
Dhëndri mbante armë, kishte thyer urdhrin e ndalimit për të hyrë në qytetin Arraba për të marrë pjesë në dasmën e tij.
Zyrtarët thanë se nusja dhe disa persona të tjerë dyshoheshin se kishin ndihmuar dhëndrin të ikte nga ngjarja, ndërsa oficerët erdhën për ta arrestuar.
Nusja tha:
Më prishen ditën më të lumtur të jetës. Sa i përket dyshimeve, nuk e di se për çfarë po flasin. Pasi u mor në pyetje nusja u la e lirê ndërsa dhëndri është ende i zhdukur.
https://twitter.com/OkbiYasser/status/1563979053996146688?s=20&t=dY7NqTPlqac8NB9F4HzzuQ



