Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar skandalin e radhës që ka të bëjë me situatën e zjarreve në vend,
ku rezulton se helikopteri 150 mijë euro që ishte vënë në dispozicion për fikjen e flakëve sipas Haki Çakos (kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile), nuk ka shkelur asnjëherë në Shqipëri.
Tomorri shkruan se sipas Albkontroll nuk ka asnjë dokument që e vërteton lëvizjen e helikopterit, ashtu siç është deklaruar më herët.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paguar në gusht të vitit të kaluar për shuarjen e zjarreve një helikopter që nuk ka fluturuar kurrë në hapësirën ajrore shqiptare, sipas të dhënave të regjistrit të AlbControl.





