Nje aksident është regjistruar në rrugën e plazhit, Shënkoll- Tale. Një automjet brenda së cilës ishin 3 femra ka përfunduar në kanal.

Kanë qenë kalimtarë të rastit dhe banorë të zonës që i kanë nxjerrë me shpejtësi nga makina, duke iu shpëtuar jetën.

Ambulanca, zjarrfikëset dhe policia ka mbërritur në vendngjarje.