Ish-deputeti Nard Ndoka thotë se Avokati i Shtetit i ka marrë selitë Partisë Republikane, Partisë Demokristiane dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ndoka shkruan “Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ”.

“Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ). Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike.Mbas slmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK,

Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ.Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes),

institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të.Dhnimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik. Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK” shkruan Noka.