Avokati i njohur Genc Gjokutaj bën thirrje që gazetari i kronikës Artan Hoxha, të mos ftohet më nëpër emisione në televizionet e vendit.

Reagimi i tij vjen pas një deklarate të fortë që bëri Artan Hoxha, mbi dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kur ishte i ftuar gjatë javës në Opinion.

Sipas tij, Dumani ka dëshmuar në SPAK se Ilir Meta ka porositur eleminimin e vëllait të ish-deputetit të PS në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka.

Avokati Gjokutaj është shprehur në Syri TV, se Artan Hoxha i ka shërbyer njerëzve të krim.inalizuar duke sajuar një skenar të tillë.

“Rasti konkret, ky është lajm i prodhuar. Artan Hoxha ka kryer një akt të gabuar. Të godasësh me pozitën si gazetar. Një gazetar në një studio, të sajojë një skenar kaq mashtures duke goditur figurën e presidentit, është shërbim i bërë ndaj njerëzve të cilët janë me probleme.

Të referohesh në një deklaratë të paqenë, i bëj thirrje jo vetëm Fevziut po gjithë gazetarëve që ai mos të thirret më në studio televizive. Artan Hoxha abuzoi me statusin, lirinë e fjalës, statusin fisnik që ka gazetari”, tha Gjokutaj.