Deputeti Dashamir Shehi është emri i parë që Opozita ka propozuar për t’u votuar si Presidenti i ri i vendit.
Kanë qenë deputetët Agron Duka dhe Fatmir Mediu ata që kanë propozuar emrin e Shehit si kandidat zyrtar ndërkohë së fundmi ka reaguar edhe vetë Shehi.
Duke folur për mediat, ai ka falenderuar Agron Dukën dhe Fatmir Mediu që e propozuan, por tha se tashmë gjithçka është në dorën e kryeministrit Rama.
Janë të gjitha manovra përpara, nuk merremi ne me këtë. Ne kemi detyrimin për të propozuar një emër, unë i falënderoj, por kjo është një hipotezë politike. Në dorë e ka Rama. Të shohim kë do të propozojë PD e ndarë në dy pjesë.
Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë, por siç e thashë janë të gjitha manovra politike.
Kujtojmë se Dashamir Shehi do të votohet në raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit në 23 Maj, në Kuvend, por ende nuk dihet nëse do të ketë edhe mbështetjen e mazhorancës.



