‘Gocat’ demokrate kanë një zili të pashpjegueshme ndaj njëra tjetrën dhe mbase arsyeja e kësaj është t’i bien në sy doktor Berishës.

E besuara e tij Jozefina Topalli është përfshirë në një luftë thumbash së fundmi me aktivisten me banim në SHBA Evi Kokalari.

Duke qenë se emri i Majlinda Bregut, ish-demokrates së kthyer në mavi po lakohet për presidente, Kokalari ka patur një reagim ku thumbonte Topallin.

“Aman vetëm Majlinda Bregun mos e bëni Presidente se do të na pësoj infarkt kardial Xhozi”, ironizon Kokalari.

Kjo e fundit ka deklaruar se Topalli i ka sulmuar të gjitha femrat e PD me qëllimin që të ishte e para krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Si Kokalari ashtu edhe Topalli ishin të pranishme në Kuvendin e PD, por mes tyre nuk pati asnjë takim, apo përshëndetje.