Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar e irrituar lidhur men vendimin për ta bërë me një sens lëvizje rrugën e Rinasit.

“Është një ç menduri”, shkruan Lala. Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga 1 maji dhe nuk dihet për sa kohë do vazhdojë.“Rruga e Rinasit me nje sens eshte c menduri.

Ai/ajo qe e ka patur kete ide ti vere gishtin kokes. Une jam nje prej njerezve qe me prek direkt. Kam bere 1 ore rruge neper lagje e neper gropa per te dale deri ne Uren e Kasharit. Turpi ju mbulofte qe e beni kete popull te vuaje”, shkruan gazetarja Lala.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur ndryshime në lëvizjen e automjeteve drejt aeroportit Nënë Tereza në Rinas. Kështu duke filluar nga 1 maji lëvizja drejt aeroportit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Sipas ARRSH-së mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Për këtë ndryshim të qarkullimit, ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.

Problemi është ky vendim i tillë për ta bërë këtë rrugë mjaft të frekuentuar me një aks kalimi ka sjellë sot rradhë të gjata kilomtrike të makinave, pasi këto me dy akse dhe ka trafik, imagjinojeni vetë tani me një aks.

Banorët e Rinasit dhe të fshatrave përreth kanë dalë në një protestë ditën e sotme, pasi sipas tyre ky vendim iu prish shumë punë, nuk dërgojnë dot as fëmijët në shkollë, nuk venë dot as në kohën e duhur në punë etj.